Sei in: Home / Campagna Sicuro non cado / Sicuro non cado / ç’duhet bërë për parandalimin e rënies n ...

Sicuro non cado

ç’duhet bërë për parandalimin e rënies nga lartësia


Punëdhënësi

 

Puntori

Kur një puntor duhet të punojë në lartësi, kontrollo nëse mund të mbahet në pjesë  të qëndrueshme të strukturës si trarë mbajtës ose lidhës. Nuk duhet të përdorë oxhakë, shtylla antene edhe pse mund të duken të fortë, pjesë të ulluqeve ose tubat e shfryrjes së tymit.

 

Kur punon në lartësi, lidhu pas pjesëve të qëndrueshme të strukturës, si trarët mbajtës dhe lidhës(nëse janë). Mos përdor oxhakët, shtyllat e antenës edhe pse mund të ngjajnë të  qëndrueshëm, ose pjesë të ulluqeve e të tubave.

 
Kontrollo gjithmonë pjesët ku do punohet dhe qëndrueshmërinë e mbulesave, me vëmendje të veçantë ndaj dritave.

 

 

Ki kujdes ku vendos këmbët, mbulesa është në gjëndje të përballojë peshën tënde?  A ka drita përgjatë vendit të punës?

 

Ki kujdes që shtrimet me çimento amianti mund të çahen. Për të bërë punime mbi këto shtrime duhet të parashikosh kalime të sigurta si ura të mbitejshme,  skela të nëntejshme dhe ura të lëvizshme.

 

 

Ki mendjen ndaj shtrimeve me çimento amianti, mund të çahen. Për të punuar mbi këto shtrime, përdor kalime të sigurta si ura të mbitejshme, skela të nëntejshme dhe ura të lëvizshme.

 

Furnizo puntorët me sisteme kundër rënies, me vënien e rripit  dhe mësoji ata t’i përdorin në mënyrë korrekte, edhe duke u bërë  kurse specifike.

 

 

Përdor vetëm sisteme të kundër rënies, vendos rripat e lidhjes  dhe mos harro që janë të vlefshëm  vetëm nëse i përdor në mënyrë korrekte.

Organizo në mënyrë korrekte punën dhe  zgjidh rrugët që japin maksimumin e sigurisë për puntorët.Përgatit një shërbim shpëtimi dhe dhënien e ndihmës së parë në rast rënie.

 

 

Organizo në mënyrë korrekte punën dhe  zgjidh rrugën që të jep sigurinë më të madhe, vepro në mënyrë që të mos mbetesh i izoluar por të komunikosh me dikë nëse gjendesh në vështirësi

 

Shiu. akulli, bora dhe era shtojnë rreziqet dhe nuk i bëjnë të efektshme masat e sigurisë. Në këto kushte klimatike mos bëj punime në lartësi ose parashiko masa sigurie shtesë.

 

 

Shiu. akulli, bora dhe era shtojnë rreziqet dhe nuk i bëjnë të efektshme masat e sigurisë. Në këto kushte klimatike mos puno në lartësi ose kërko masa sigurie shtesë.

 

Mos i ngut puntorët dhe gjej mënyrën  që ata t’i kushtojnë kujdesin më të madh sigurisë së tyre.

 

 

Jo gjithmonë zgjidhja më e shpejtë është edhe më e sigurta. Bëj gjithmonë kujdes kur punon, sidomos në lartësi.

 
Mos krijo sisteme sigurie.Përdor gjithmonë sistemet që janë të provuara dhe që teknologjia ofron.

 

 

Mos krijo sisteme sigurie.Përdor gjithmonë sistemet që janë të provuara dhe që teknologjia ofron

Rif. 137535